Në fillim arrow Komunat e përshira arrow Вклучени во 2008-2010 arrow Berovë arrow Banorët e Berovës për rregullimin e sheshit Dimitar Berovski
Banorët e Berovës për rregullimin e sheshit Dimitar Berovski Printoni E-mail
e premte , 20 nëntor 2009
Rregullimi i rajonit qendror të qytetit – Sheshi “Dimitar Berovski” është projekti që e përzgjodhën banorët e Berovës, në Sesionin e Pestë të Forumit që u mbajt më 18 nëntor në restorantin “Shtëpia e gjuetarit”. Tetëdhjetë e dy banorë gjithsej, së pari, përzgjodhën programin prej pesë programeve të prezantuara nga përfaqësuesi i administratës së komunës – për efikasitetin energjetik, për planet urbanistike, për zhvillimin lokal dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar, për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve dhe udhëve lokale dhe për rregullimin e tokës ndërtimore.
 Banorët e Berovës, me 30 vota, vendosën për Programin “Rregullimi i tokës ndërtimore”, në suazat e të cilit ishte projekti i përzgjedhur me vlerë nëntë milion e 300 mijë denarë.
 Buxheti i përgjithshëm për Komunën e Berovës është tetë milionë denarë, prej të cilëve dy milionë janë pjesëmarrje e Komunës, kurse gjashtë milionë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Kryetari i Komunës së Berovës, Dragi Naxhinski, mori përsipër që komuna të sigurojë një milionë e 300 mijë denarë shtesë për realizimin e projektit.
 Ai i përshëndeti qytetarët e pranishëm për zgjedhjen dhe tha se administrata e komunës menjëherë do të fillojë me procesin e implementimit.
 Prioritetet që i propozuan qytetarët në sesionet e Forumit, që janë përfshirë në programet vjetore të komunës për vitin e ardhshëm, janë në suazat e propozimeve për rregullimin e tokës ndërtimore (projekte kapitale), ndërtimin e sistemit të ujësjellësit, mbledhjen dhe pastrimin e ujërave atmosferike, mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e shkollave tetëvjeçare dhe kopshteve për fëmijë, efikasitetin energjetik dhe dokumentacionin urbanistik jashtë vendeve të banuara.
 Forumet e buxhetit, në suazat e Programit “Forume në bashkësi” nënkuptojnë diskutime dhe propozime për shpërndarjen e mjeteve të buxhetit në komunë.
 Përveç se në Berovë, buxhete forumesh në këtë fazë mbahen edhe në Strumicë dhe në Dibër.
 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA