| Përcaktimi i problemeve në Radovish-Konçe |
|
|
| e shtunë , 07 nëntor 2009 | |
|
Njëqind e tre banorë të Radovishit dhe Konçes morën pjesë në Sesionin e Dytë të Forumit që u mbajt më 5 nëntor në restorantin “Shampion” në Komunën e Radovishit.
Përcaktimi i problemeve, në përputhje me temën “Furnizimi me ujë dhe ujërat dalëse” që e përzgjodhën qytetarët e të dyja komunave në Forumin e Parë, ishte temë e këtij sesioni. Identifikimin e problemeve e përcaktuan tryezat e punës në përputhje me tri problemet me prioritet, gjatë kësaj u formuan dy grupe problemesh – “Furnizimi me ujë” dhe “Sisteme kolektorësh dhe trajtimi i ujërave dalëse”. Grupi i parë përfshin, midis të tjerash, mungesën e ujit në komunat e Radovishit dhe Konçes, cilësinë e dobët të ujit, sigurimin e kanalizimit për furnizimin me ujë për vendet e banuara Shturovo dhe Smillanci, rregullimi i parkut të qytetit, lokacioni – Panorama dhe vjetërsimi i rrjetës së ujësjellësit. Grupi i dytë i problemeve përmban, midis të tjerash, rrjetën e vjetërsuar të ujërave dalëse, mungesën e kanalizimit në fshatin Boisllavci, mungesën e stacionit pastrues në komunat e Radovishit dhe të Konçes dhe problemi me ujërat atmosferike, përrenjtë – rreth liqenit Mantovo. Sesioni formoi edhe një grup për hulumtim në terren dhe analizim të problemeve. Buxheti i përgjithshëm i Programit “Forume në bashkësi” për komunat e Radovishit dhe Konçes është tetë milionë denarë, prej të cilëve dy milionë janë pjesëmarrje e komunave, kurse gjashtë milionë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Forumi ndërmjet Komunave, karakteristika themelore e të cilit është diskutimi i përbashkët për zgjidhjen e problemeve në të dyja komunat në këtë fazë, përveç se në këto komuna mbahet edhe në komunat e Mogillës dhe Novacit. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|