Announcements
Announcements archive
Shpallje | Shpallje |
|
|
| Friday, 25 January 2008 | |
|
Programi “Forume në bashkësi” i mbështetur prej Agjencisë Zvicerane për Zhvillim Ndërkombëtar në bashkëpunim me BNJVL-në shpall SHPALLJE për pjesëmarrje në fazën e ardhshme të programit
Programi ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit pjesëmarrës të bashkësive në nivel lokal nëpërmjet organizimit të tetë sesione forumesh – forume në bashkësi dhe si rrjedhim zbatim të projekteve të sesioneve të forumeve nëpërmjet fondit përkatës të mjeteve.
Forumi paraqet platformë për zhvillim e cila ka për qëllim: (1) qytetarët ta përmirësojnë jetën vetjake me ide dhe pjesëmarrje personale dhe (2) administrata të zhvillojë qeverisje lokale përgjegjëse dhe pjesëmarrëse të cilës do t’i besohet:
Qëllimet konkrete të Programit “Forume në bashkësi” janë:
Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë (përveç tri komunave të cilat morën pjesë në pilot fazën – Gjorçe Petrov, Kërçovë dhe Prilep) të cilat do t’i përmbushin kushtet e konkursit. Aplikimi i tërësishëm së bashku me udhëzimin për paraqitje dhe kushtet/kriteret duhet të merren prej ueb-faqes të BNJVL ose prej ueb-faqes të Programit “Forume në bashkësi”. Fletëparaqitjet dhe dokumentet e plotësuara duhet të dërgohen me postë në adresën e mëposhtme: Programi “Forume në bashkësi” Njësia për koordinim të forumeve rr. Mitopolit Teodosij Golloganov nr. 39-2/1 1000 Shkup Afati i paraqitjes është 25 dhjetor 2007.
Për informacione plotësuese telefononi në 070 340 773 (Kristina Haxhi-Vasileva).
|
| < Prev | Next > |
|---|