Aktivitete aktuale
Боговиње
Përcaktimi i problemeve në Bogovinë | Përcaktimi i problemeve në Bogovinë |
|
|
| e enjte , 12 nëntor 2009 | |
|
Sesioni i Dytë i Forumit, në të cilin u identifikuan problemet e banorëve të Bogovinës, u mbajt më 10 nëntor në restorantin “Elita” në Kamjan. Tri grupe problemesh gjithsej identifikuan banorët e Bogovinës – Infrastrukturë, Arsim dhe Ekologji/Bujqësi. Këto janë nëntemat që dalin nga tema kryesore Zhvillimi Ekonomik Lokal, në suazat e të cilave qytetarët formuan grupe pune për hulumtim të terrenit dhe do të përpunojnë propozim koncepte për projekte konkrete. Secili prej banorëve më vete foli për një numër të madh problemesh zgjidhja e të cilave konsiderojnë se do t’jua përmirësojnë jetën e përditshme – ndërtimi i rrugës për në fshatin Kamjan, infrastruktura e komunës, ndërtimi i trotuareve, ndërtimi i shkollës tetëvjeçare në fshatin Siniçan, kopshti për fëmijë, ndërtimi i sistemit për ujitje, ndërtimi i rrugës “Skënderbeu”, ndërtimi i qendrës për alpinizëm turistik etj. Kryetari i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi i tha nëntemat ne lidhje me zhvillimin ekonomik lokal në suazat e planeve të komunës – zhvillimi i turizmit rural, promovimi i komunës, rritja e punësimit dhe zhvillimi i infrastrukturës së komunës. Procesi i Forumit përmban katër sesione forumesh, në suazat e të cilave qytetarët diskutojnë, propozojnë zgjidhje dhe i konkretizojnë aktivitetet me të cilat e përmirësojnë jetën e përditshme. Mënyra demokratike e votimit mundëson punë transparente dhe raportuese të administratës së komunës dhe përcakton se ku do të shfrytëzohen mjetet e komunës dhe donacioni i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Buxheti i përgjithshëm i Programit në Komunën e Bogovinës është gjashtë milionë denarë, prej të cilëve 4,5 milionë denarë janë donacion i SDC-së dhe 1,5 milionë denarë janë mjete të komunës. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|