Në fillim
Prezantimi i propozim projekteve në Mogilla-Novaci Printoni E-mail
e martë , 26 janar 2010
mogila_novaci-petta_sesija.jpgRreth 115 banorë të komunave të Mogillës dhe Novacit morën pjesë në Sesionin e Pestë të Forumit, që në suazat e Programit “Forume në bashkësi” u mbajt më 25 janar në restorantin “Kollta” në Mogillë. Gjithsej katër propozim projekte, si ide të para për projekte, i prezantuan grupet e punës të cilat përpunuan rezyme të propozim koncepteve.
Propozim projekti i parë “Katër fusha lojërash dhe oborre shkollash të pastra në vend të mbeturinave dhe zakoneve të këqija në Sërpci, Tërnovci, Dallbegovci dhe Germijan”, nënkupton heqjen e mbeturinave komunale prej shkollave rajonale dhe sigurimi dhe vendosja e pajisjeve sportive.
Propozim buxheti është dy milionë denarë, kurse zbatues do të jetë OJQ “Mogilla”.
Propozim projekti i dytë “Mbeturina në rrugë – mjaft më!!!” ka si qëllim përcaktimin e problemeve në lidhje me shëndetin e njerëzve, fitimi i shprehisë për klasifikim të mbetjeve dhe përmirësim i mendimit te popullata e re për hedhjen e mbeturinave.
Propozim buxheti për këtë projekt është 32 mijë evra, kurse zbatues do të jetë OJQ “Mogilla”
Prezantimi i propozim projektit të tretë “Vendosja e sistemit për administrim me bërllokun rrugor komunal në territorin e komunave Mogilla dhe Novaci”, përfshin blerjen dhe vendosjen e 40 kazanëve për plehëra në vendet më frekuente dhe para institucioneve publike, si dhe krijimi i shprehive të reja për hedhjen e mbeturinave komunale në vendin e caktuar.
Propozim buxheti për këtë projekt është 744 mijë denarë, kurse zbatues i projektit do të jetë OJQ “Sh.A. Pellagonia-Novaci”.
“Mbeturina komunale të hedhura përreth-mjaft më!” është propozim projekti i katërt, qëllimi kryesor i të cilit është formimi i Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) në komunat e Mogillës dhe Novacit dhe pajisja e tyre me mjete për mbledhjen e mbeturinave.
Propozim buxheti për këtë projekt është shtatë milionë denarë, kurse zbatues të projektit do të ishin ndërmarrjet publike komunale të komunave Mogilla dhe Novaci.
 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA