Në fillim
Sesioni i Pestë i Forumit në Krushevë Printoni E-mail
e premte , 29 janar 2010

petta_sesija-krushevo.jpgRreth 80 banorë të Krushevës morën pjesë në Sesionin e Pestë të Forumit që u mbajt më 27  janar në shtëpinë e pensionistëve në Krushevë.

Pesë propozim projektesh u prezantuan gjithsej në këtë sesion, prej të cilëve banorët e komunës duhet të përzgjedhin ata që kanë më shumë prioritet për përmirësimin e jetës së përgjithshme.
“Trajtimi i bërllokut në Komunën e Krushevës” është propozim projekt me buxhet të përgjithshëm prej 60 mijë eurosh, prej të cilëve 48 mijë euro do të jepeshin për blerjen e makinës së re të specializuar për mbledhjen e bërllokut, kurse 10 mijë euro për blerjen e kazanëve dhe koshave për hedhjen e mbeturinave.
Qëllimi specifik i propozim projektit është mbledhja me efikasitet dhe ekonomike e bërllokut të fortë në komunën e Krushevës. Zbatues i projektit do të jetë komuna.
Propozim projekti i dytë është “Sanimi i rrugëve në fshatin Buçin”, me propozim buxhet të përgjithshëm prej 450 mijë deri në 500 mijë denarë. Qëllimet të projektit janë mbushja e rrugëve në gjatësi prej pesë kilometrash, dhe zvogëlimin e shpenzime për prodhimtari tek bujqit në fshatin Buçin. Mbartës i projektit, gjithashtu, do të jetë Komuna e Krushevës.
“Rikonstruksioni i rrugëve Taqi Berberi, Mishe Eftim, Qiro Fetak dhe Partizanska” me propozim buxhet të përgjithshëm prej katër milionë denarësh. Qëllimi i këtij propozim projekti është rekonstruksioni i këtyre rrugëve, mbartës kryesor i të cilit do të jetë Komuna e Krushevës.
Propozim projekti i katërt titullohet “Asfaltimi i një pjese të rrugës Niko Doag në krusheve me qoshe”, ndërsa propozim projekti i pestë ka të bëjë me “Ndërtimin e tregut të qytetit në Krushevë”.
Ky propozim projekt ka propozim buxhet prej 14 milionë denarësh, kurse mbartës kryesor është Komuna e Krushevës. Qëllimi është të ndërtohet treg i ri me bashkimin e fondit të projektit të Programit me mjetet tashmë të dhëna prej Qeverisë.

  

 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA