Forumi i Pestë në Gostivar Printoni E-mail
e premte , 29 janar 2010
petta_sesija-gostivar.jpgRreth 80 banorë të Gostivarit morën pjesë në Sesionin e Pestë të Forumit, që në suazat e Programit “Forume në bashkësi” u mbajt më 28 janar në restorantin “Dede-beg”.

Sesioni prezantoi gjithsej katër propozim projektesh, të cilat në sesionin e ardhshëm do të zhvillohen në projekte konkrete për të cilat, në sesionin e fundit, të shtatin, banorët e komunës duhet të votojnë për prioritetet e jetës së tyre të përditshme.
“Punën e Forumit e vlerësoj sepse nëpërmjet debateve demokratike ballafaqohen interesat e ndryshme të qytetarëve dhe nëpërmjet diskutimit përcaktohen prioritetet dhe projektet”, deklaroi në fillim të sesionit kryetari i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani.
Ai theksoi se lloji i tillë i debatit demokratik do të zbatohet gjatë përcaktimit të prioriteteve në projektet e Komunës së Gostivarit, në të ardhmen.
Në Forum merrte pjesë edhe drejtoresha e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Tatjana fon Shtajger Veber, e cila shprehu se është e kënaqur nga Forumi në këtë komunë.
“Forumet janë një lloj bashkëpunimi i SDC-së në drejtim të mbështetjes së Maqedonisë në proceset evrointegruese”, deklaroi përfaqësuesja e SDC-së, duke shtuar se qëllimi i Forumit është përforcimi i shoqërisë qytetare.
Prezantimi i propozim projektit “Fëmijë pa shqetësime” i përfshiu qëllimet që nënkuptojnë rikonstruksion të brendshëm dhe furnizimi me pajisje të kopshtit “Cvetovi” (“Lulet”), dhe rregullimin dhe furnizimin me pajisje të oborrit të kopshtit “Prolet” (“Pranvera”).
Propozim projekti “Tradita” nënkupton rikonstruksion dhe ndërtim shtesë të objektit ekzistues dhe furnizimi me pajisje të hapësirës. Të gjitha prezantimet përfshinë edhe rezultatet e pritura prej projektit dhe qëndrueshmërinë e tij.
“Shkollë evropiane” është titulli i propozim projektit me qëllim specifik të zëvendësimit të 93 dritareve, dy dyerve hyrëse, 18 dyerve të brendshme dhe trarit mbartës në shkollën e mesme teknike.
Propozim projekti i katërt “Shëtitorja buzë Vardarit” nënkupton rregullimin me hortikulturë dhe modernizim të anës së djathtë të rrjedhjes së Lumit Vardar në këtë komunë dhe modernizimin dhe rikonstruksionin e anës së majtë të Vardarit.

 

 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA