|
Rreth 130 banorë të Aerodromit morën pjesë në Sesionin e Katërt të Forumit, që në suazat e Programit “Forume në bashkësi” u mbajt më 29 janar në ShT “Gjorgjija Pulevski” të kësaj komune.
Në këtë sesion u prezantuan gjithsej pesë propozim projektesh – “Ndërrimi i dyerve dhe dritareve në shkollat tetëvjeçare “Bllazhe Koneski”, “Vëllezërit Milladinovci”, “Goce Dellçev” dhe në kopshtin “Izvorçe” (Burimi) në Komunën e Aerodromit”, “Riparimi i dyshemeve në shkollat “Llazo Angellovski”, “Gjorgjija Pulevski” dhe “Luben Llape” dhe në kopshtin “Pçellka 2” (Bleta 2)”, “Pajisje të përmirësuara për njohuri më të mëdha”, “Oborri është pasqyra e bashkësisë”, dhe “Ndërtimi i terreneve sportive në oborret e shkollave ShTP “Goce Dellçev” në Dollno Lisiçe, SHT “Vëllezërit Milladinovci në Aerodrom dhe ShT “Dimitara Makedonski” në Lisiçe dhe rregullimi i ambientit të tyre”.
Propozim projekti i parë ka për qëllim sigurimin e kushteve normale për mbajtjen e mësimit në shkolla, si edhe kursimin e mjeteve për energji ngrohjeje, me propozim buxhet të përgjithshëm prej gjashtë milionë denarësh.
Propozim projekti i dytë ka të bëjë, para së gjithash, me riparimin e sipërfaqeve të dyshemeve në shkolla dhe mbushjen e gropave nëpër klasa, korridore dhe në dhomën e mësuesve. Propozim buxheti i përgjithshëm është gjashtë milionë denarë.
Propozim koncepti për pajisje më të mira ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së mësimit, nëpërmjet furnizimit me pajisje dhe aparate, distribuimin e pajisjeve dhe aparateve dhe edukimin për përdorim dhe ruajtje të pajisjeve. Propozim buxheti është llogaritur të jetë rreth 45 mijë euro.
Koncepti i katërt për propozim projekte ka për qëllim rregullimin e hortikulturës dhe restaurimin e pajisjeve në oborret e shkollave dhe të kopshteve, me propozim buxhet të përgjithshëm prej 35 mijë euro.
Koncepti i propozim projektit për ndërtimin e terreneve sportive supozon ndërtimin e fushave sportive të reja, sanimin dhe përfundimin e ndërtimit të fushave sportive, vendosjen e rekuizitave sportive dhe rregullimin ambiental të mjedisit që i rrethon fushat e lojërave.
Buxheti i përgjithshëm i këtij koncepti është rreth 40 mijë euro.
|