Në fillim arrow Aktivitete aktuale arrow Македонски брод arrow Sesioni i Katërt në Makedonski Brod
Sesioni i Katërt në Makedonski Brod Printoni E-mail
e martë , 02 shkurt 2010
makedonski_brod-cetvrta_sesija.jpgRreth 80 banorë të Komunës së Makedonski Brodit morën pjesë në Sesionin e Katërt të Forumit që në suazat e Programit “Forume në bashkësi” u mbajt më 27 janar në ShT “Shën Klimenti i Ohrid”, në Komunën e Makedonski Brodit.

Grupet e punës ua prezantuan banorëve të pranishëm tetë propozim projektet dhe buxhetet e përpunuara në bazë të problemeve me prioritet të cilat i përcaktuan qytetarët në sesionet e mëparshme në përputhje me temën “Zhvillimi i infrastrukturës”.
Prej tetë propozim projekteve që u prezantuan në sesionjanë miratuar pesë konceptet që vijojnë:
- ndërtimi i shtëpisë së gjuetarit fshatin Tazhevo
- rregullimi i rajonit qendror të qytetit në Makedonski Brod.
- ndërtimi i fushës sportive në ShT “Shën Klimenti i Ohrid” dhe hapësirës për parking për shkollën dhe sallën sportive
- përfundimi i ndërtimit të shtëpisë së kulturës në fshatin Dollno Zërkle
- pastrimi i fushave të plehërave joligjore

Në pajtim me këto pesë propozim koncepte u formuan edhe grupet e punës të cilat do ta shqyrtojnë gjendjen në terren që të përcaktohet situata momentale, kurse siç përmendëm janë propozuar edhe propozim buxhetet, me mjetet e të cilëve do të realizohen nëse votohen prej banorëve të komunës.
Programi “Forume në bashkësi” ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit participues të bashkësisë në nivel lokal.
Forumi është bazë për zhvillim i cili synon që qytetarë ta përmirësojnë jetën personale me idetë dhe propozimet e veta.

 

 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA