Rreth 70 pjesëmarrës nga pushteti lokal, organizatat zbatuese, sektori i biznesit, organizatat qytetare, mediat dhe shërbimet publike (institucionet) dhe në praninë e përfaqësuesve të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashëpunim (SDC) dhe BNjPL-së, morën pjesë në takimin për rrjetësim që u mbajt më 5 dhe 6 shkurt në Ohër.
Përfaqësuesit e nëntë komunave (Aerodrom, Mogilla-Novaci, Radovish-Konçe, Gostivar, Krushevë, Makedonski Brod dhe Bogovinë), pesë organizatat që e zbatojnë Programin në Ciklin e Tretë të Fazës së Dytë, si edhe palët e tjera të përfshira, shkëmbyen përvojat e deritanishme prej procesit të Forumit me ide për zhvillimin e ardhshëm të Forumeve.
Fotografia statistikore e rrjedhjes së deritanishme të Forumeve – (pjesëmarrje, përkatësia etnike dhe gjinore etj.) u paraqit në ditën e parë të Takimi për Forumet për Projekte dhe Forume ndërmjet Komunave, kurse ditën tjetër u debatua për cilësinë e procesit të forumit dhe zgjidhjet e mundshme të problemeve.
Temat e diskutimit përfshinë Forumin si vend për diskutim (si udhëhiqet, sa cilësor është), temat e Forumeve (temat e propozuara nga komuna, si përzgjidhen, cilat tema të tjera do të ishin të përshtatshme për Forumet midis Komunave, a i afrojnë të dy komunat, a mund të zhvillohen tema debatuese) filtrimi i zgjidhjeve (si pastrohen dhe përmirësohen ato ide projektesh dhe si filtrohen) dhe idetë projektuese.
“Duhet të jemi të sigurt se kemi siguruar inkluzion të të gjithë qytetarëve në Forume”, deklaroi drejtoresha e SDC-së Tatjana fon Shtajger Veber në fillim të takimit. Ajo shtoi se me rëndësi të madhe është sigurimi i transparencës në çdo hap të procesit.
Disa prej çështjeve mbi të cilat diskutuan pjesëmarrësit në takim ishte edhe pjesëmarrja e Këshillit dhe kryetarit të komunës në sesionet e Forumit, sigurimi i lokacionit të mjaftueshëm të resurseve dhe kadri cilësor nga administrata e komunës, ndërsa u përcaktua edhe një prej qëllimeve më të rëndësishme të Forumit – shfrytëzimi kapaciteteve në përpunimin e projekteve.
“Komuna të organizojë Forume si formë e pjesëmarrjes publike të të gjithë qytetarëve të komunës”, deklaroi Tanja Gjorgjievska, përfaqësuesja e BNjPL-së, e cila foli për të ardhmen e Forumeve. Ajo i prezantoi përvojat e deritanishme, duke përfshirë edhe vendimin për ndryshimin e Statusit të komunave që do të përbënte institucionalizimin e Forumeve, si dhe përpunimin e Rregullores për Organizimin dhe Mbajtjen e Forumeve.
Midis këtyre përvojave janë edhe punëtoritë e mbajtura në praninë e kryetarëve të komunave, mbështetjen e tyre për vazhdimin e forumeve, si dhe prezantimin e përmbajtjeve të akteve (vendim dhe rregullore). Këtu janë përfshirë, midis të tjerash, dhe qëllimi i Forumeve, faza dhe realizimi, pranishmëria minimale, parimet gjatë përzgjedhjes së pjesëmarrësve, financimi i Forumit, si dhe karakteristikat specifike të procedurës.
|