Aktivitete aktuale
Боговиње
U prezantuan katër koncept projektet në Bogovinë | U prezantuan katër koncept projektet në Bogovinë |
|
|
| e mërkurë , 10 shkurt 2010 | |
|
Rreth 80 banorë të Komunës së Bogovinës morën pjesë në Sesionin e Pestë, që në suazat e Programit “Forumenë bashkësi” u mbajt më 4 shkurt në restorantin “Las Vegas”.
Në këtë sesion u prezantuan gjithsej katër propozim projektesh, të përpunuara na qytetarët e grupeve të punës që mbahen midis dy sesione forumi dhe ku përpunohen idetë e propozuara nga pjesëmarrësit në Forum. “Ndërtimi i trotuarit gjatë rrugës kryesore “Skënderbeu” dhe i sinjalizimit horizontal dhe vertikal” projekt qëllimi i të cilit është ndërtimi i trotuarit me gjatësi prej 1.400 metrash dhe përfshin disa fshatra. Propozim buxheti i përgjithshëm është 2.454.000 denarë. Propozim koncepti i dytë është “Instalimi i ngrohjes qendrore në ShT “Dervish Cara” parashikon instalimin e ngrohjes qendrore në të gjitha klasat, korridoret, zyrat dhe hapësirat e tjera pa ndryshim të mënyrës tradicionale të ngrohjes. Propozim buxheti i përgjithshëm i këtij projekti do të ishte 2.700.000 denarë. “Tualete në ShT “Abdyl Frashëri” në fshatin Rakovec dhe në ShT “Liria” në fshatin Zherovjanë” është propozim koncept me qëllim parësor përmirësim të kushteve higjienike dhe shëndetësore në të dyja shkollat tetëvjeçare. Propozim buxheti për këtë projekt është llogaritur 1.250.000 denarë. Në sesion u prezantua edhe propozim projekti i katërt “Furnizimi i NP “Shar” me mjet transporti për mbledhjen e mbeturinave”, qëllimi i të cilave është përmirësimi i shërbimeve të ndërmarrjes komunale. Propozim buxheti i përgjithshëm për këtë projekt është 3.600.000 denarë. Programi “Forume në bashkësi”, në këtë fazë, përveç se në Bogovinë mbahet edhe në 11 komuna – Berovë, Dibër, Strumicë, Mogillë-Novaci, Radovish-Konçe, krushevë, Gostivar, Aerodrom dhe Makedonski Brod. Buxheti për këtë program në Komunën e Bogovinës është gjashtë milionë denarë, prej të cilave 1,5 milionë denarë janë pjesëmarrje e Komunës, kurse 4,5 milionë denarë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|