Në fillim
U prezantuan propozim buxhetet në Mogilla-Novaci Printoni E-mail
e premte , 26 shkurt 2010
Sesioni i Gjashtë i Forumit të “Forumit midis komunave” në komunat e Mogillës dhe Novacit u mbajt më 22 shkurt, në Komunën e Novacit.

 Prezantimi i buxheteve dhe aktiviteteve të projekteve të grupeve të punës ishin pjesë e Forumit, që në muajt e kaluar po mbahet në këto dy komuna në suazat e Programit “Forume në bashkësi”.
 Buxheti i përgjithshëm për propozim projektin e parë “Vendosja e sistemeve për administrim me mbeturinat rrugore të komunës në territorin e të dy komunave” është 1.285.400 denarë.
 Në sesion u prezantuan edhe dy propozim buxhetet për dy propozim projektet e tjera: “Katër fusha lojërash dhe oborre të pastra të shkollave – në vend të mbeturinave dhe shprehive të këqija në Mogillë dhe Novaci” dhe “Përfundimisht pa mbeturina komunale të shpërndara – ndërmarrje publike komunale në komunat Mogilla dhe Novaci”.
 Mjetet e parapara për njërin propozim projekt janë 7.675.780 denarë, kurse për tjetrin 6.336.240 mijë denarë.
 Buxheti i përgjithshëm i Programit për këto dy komuna është tetë milionë denarë, prej të cilave dy milionë denarë janë pjesëmarrje e komunës, kurse gjashtë milionë denarë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

     
       

 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA