Aktivitete aktuale
Гостивар
Sesioni i pestë në Radovish – Konçe – u përcaktuan propozim buxhetet | Sesioni i pestë në Radovish – Konçe – u përcaktuan propozim buxhetet |
|
|
| e premte , 26 shkurt 2010 | |
Rreth 90 banorë të komunave të Radovishit dhe Konçes morën pjesë në Sesionin e Gjashtë të Forumit, që u mbajt më 18 shkurt në restorantin “Shampion” në Komunën e Radovishit.![]() Gjithsej katër propozim projektesh me propozim buxhete u prezantuan në këtë sesion, të përcaktuar prej banorëve të të dy komunave si prioritet për përmirësimin e jetës tyre të përditshme. “Furnizim i përmirësuar i komunave Radovish dhe Konçe” përmban aktivitete për ndërtimin e linjave të reja të stacioneve të pompave dhe rezervuarëve, si dhe hapjen e puseve në të dy komunat. Mbartës të projektit janë komunat e Radovishit dhe Konçes, kurse propozim buxheti i përgjithshëm është 9.287.593 denarë. Propozim projekti i dytë që ka të bëjë me fushatën për racionalizim të shfrytëzimit të ujit parasheh tribuna publike, fushata mediumesh, përpunim të materialeve promovuese dhe informative etj. Mbartës i projektit janë të dy komunat, kurse propozim buxheti është 612.340 denarë. “Pajisje teknike për mirëmbajtjen e rrjetës së ujërave dalëse”, përmban aktivitete në lidhje me furnizimin me një automjet special dhe një traktori me cisternë që do të shfrytëzohen në të dy komunat. Mbartës të projektit janë komunat Radovish dhe Konçe, kurse propozim buxheti është 9.831.000 denarë. ![]() Propozim projekti i katërt “Trajtimi i ujërave të ndotura dhe sistemeve kolektore për ujërat e ndotura në komunat Radovish dhe Konçe” parashikon aktivitete në lidhje me përpunim të studimit fizibiliti, projekteve ideore dhe themelore për sisteme kolektore, për dy stacione për pastrim, revizion teknik të projekteve etj. Buxheti i propozuar për këtë projekt është 6.263.910 denarë, kurse mbartës janë komunat e Radovishit dhe Konçes. Buxheti i përgjithshëm i Programit në këto dy komuna është tetë milionë denarë, prej të cilëve dy milionë denarë janë pjesëmarrje e komunës dhe gjashtë milionë denarë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|