| Sesioni i gjashtë në Bogovinë |
|
|
| e martë , 09 mars 2010 | |
Në sesionin e gjashtë që në suazat e Programit “Forume në bashkësi” u mbajt më 4 mars në restorantin “Floar” në Komunën e Bogovinës u prezantuan katër prezantime me katër projekt koncepte dhe projekt buxhete.![]() Projekt koncepti që ka të bëjë me ndërtimin e trotuareve gjatë rrugës rajonale “Skënderbeu” do të përmbajë tri faza aktivitetesh në suazat e periudhës pesë mujore. Disa prej rezultateve të pritura në suazat e këtij koncept projekti janë ndërtimi i trotuarit prej 1 400 metrash dhe zvogëlimi i aksidenteve rrugore. Propozim buxheti i përgjithshëm është 2.839.350 denarë, prej të cilëve pjesëmarrje e komunës janë 643.300 denarë, kurse pjesëmarrje e partnerëve është 266.000 denarë. Pjesa tjetër e mjeteve është donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). “Instalimi i ngrohjes qendrore në ShT Dervish Cara-Palçishtë” parashikon instalimin e ngrohjes në të gjitha klasat, korridoret, kancelaritë dhe hapësirat e tjera nëpërmjet të cilit do të zëvendësohet mënyra tradicionale e ngrohjes, ndërsa do të përmirësohen edhe kushtet higjienike. Procesi i zbatimit të projektit do të zhvillohet në dy faza aktivitetesh, ndërsa midis rezultateve të pritura është përmirësimi i higjienës për mbi 50 procent, eliminimi i rrezikut nga zjarri dhe temperatura konstante prej 20 deri në 22 gradë celsius. Propozim buxheti i përgjithshëm për këtë projekt është 3.955.659 denarë, prej të cilëve pjesëmarrje e komunës janë 896.048 denarë, ndërsa pjesëmarrje e partnerëve janë 376. 000 denarë. Pjesa tjetër e mjeteve është donacion i SDC-së. “Rekonstruksioni i banjave sanitare në SHT Abdyl Frashëri në fshatin Rakovec dhe ShT Liria në fshatin Zherovjan” është projekt koncepti që parashikohet të realizohet në dy faza aktivitetesh bë periudhë gjashtëmujore, me rezultate përfundimtare – renovim i banjave sanitare dhe përmirësimi i higjienës. Propozim buxheti i përgjithshëm është 1.034.174 denarë, prej të cilëve pjesëmarrja e komunës është 233.750 denarë, kurse pjesëmarrja e partnerëve është 99.000 denarë. Pjesa tjetër e mjeteve është donacion i SDC-së. Projekt koncepti i katër “Furnizimi me mjet transportues (kamion) për transportin e bërllokut” do të realizohej në tri faza, në suazat e pesë muajve. Midis rezultateve përfundimtare pritet të jetë furnizimi me mjet transportues si dhe ngritja e nivelit të shërbimeve për banorët e Bogovinës. Buxheti për këtë projekt është 4.394.200 denarë, prej të cilëve pjesëmarrja e komunës është 998.400 denarë, kurse pjesëmarrja e partnerëve është 400.000 denarë. SDC-ja jep donacion pjesën tjetër të mjeteve. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|