Në fillim
Përcaktimi i projekt buxheteve në Aerodrom Printoni E-mail
e martë , 23 mars 2010
Saktësim të buxheteve të pesë propozim projekteve përcaktuan banorët e Aerodromit në Sesionin e Gjashtë të Forumit, që u mbajt më 16 mars në ShT “Gjorgjija Pulevski”, në Komunën e Aerodromit.sesta_sesija_aerodrom.jpg

 Projekti “Ndryshimi i dritareve dhe dyerve në shkollat tetëvjeçare “Bllazhe Koneski”, “Vëllezërit Milladinovci”, “Goce Dellçev”-Gorno Lisiçe dhe në kopshtin “Iyvorçe” (Burimi) në Komunën e Aerodromit” ka buxhet të përgjithshëm prej 6.712.743 denarë përkatësisht 109 mijë e 150 euro.
 Pjesëmarrja e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në këtë projekt është 66 përqind, pjesëmarrja e komunës 34 përqind përkatësisht dy milionë denarë dhe mbartësi dhe partnerët 10 përqind.
 Buxheti për projektin “Rregullimi i dyshemeve në shkollën “Llazo Angellovski”, “Gjorgjija Pulevski” dhe “Luben Llape” dhe në kopshtin “Pçellka 2”(Bleta 2)” është 6.937.653 denarë, prej të cilave SDC-ja do të dhurojë katër milionë denarë, pjesëmarrja e komunës është 2.243.860 denarë, kurse mbartësi dhe partnerët marrin pjesë me 10 përqind përkatësisht 693.793 denarë.sesta_sesija_aerodrom-1.jpg
 “Pajisje më të mira për më tepër njohuri” ka buxhet të përgjithshëm prej 43.207 eurosh, me pjesëmarrje prej 66,7 përqind të SDC-së dhe 33,3 përqind të komunës dhe 10 përqind përkatësisht 265.841 denarë pjesëmarrje e mbartësve dhe partnerëve.
 “Oborri është pasqyrë e bashkësisë” është propozim projekt që do të përfshijë aktivitete të ndryshme – riparim të gardheve të dëmtuara, stazave të dëmtuara, vendosjen e rekuizitave në disa shkolla tetëvjeçare dhe koshte, si dhe rregullim i hortikulturës me gjelbërim zbukurues dhe mbrojtës. Buxheti në këtë propozim projekt është 2.622.186 denarë, prej të cilëve 1.569.000 denarë janë kërkuar prej SDC-së, kurse 786.855 denarë janë pjesëmarrje e komunës.
 Pjesëmarrja e partnerëve është minimum 10 përqind përkatësisht 266.331 denarë.
 “Ndërtimi i terreneve sportive në oborrin e shkollës në ShT “Goce Dellçev” – Dollno Lisiçe” ka qëllim përmirësimin e kushteve të mësimit për nxënësit. Buxheti për këtë projekt është 2.988.120 denarë, me 66,6 përqind donacion i SDC-së, 33,4 përqind pjesëmarrje e komunës dhe 10 përqind përkatësisht 298.812 denarë pjesëmarrje e partnerëve dhe mbartësit.
 Buxheti i përgjithshëm i Programit për Komunën e Aerodromit, është gjashtë milionë denarë, prej të cilëve katër milionë denarë janë pjesëmarrje e komunës, kurse dy milionë donacion i SDC-së.
   
   
   
 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA