Në fillim arrow Komunat e përshira arrow Вклучени во 2008-2010 arrow Berovë arrow Ndërmarrje publike në Mogillë dhe Novaci – Projekt i banorëve të të dyja komunave
Ndërmarrje publike në Mogillë dhe Novaci – Projekt i banorëve të të dyja komunave Printoni E-mail
e enjte , 01 prill 2010
“Ndërmarrje publike aktive  në Mogillë dhe Novaci” është projekti që e përzgjodhën banorët e këtyre dy komunave në suazat e Programit “Forume në bashkësi” dhe Forumi i parë ndërmjet komunave që u mbajt në këto dy komuna.sedma_sesija_mogila_novaci-1.jpg

 “Ky do të jetë shembulli i parë në Maqedoni ku do të formohet ndërmarrje e përbashkët, dhe shpresoj se të gjithë pjesëmarrësit do të japin pjesëmarrje aktive”, deklaroi kryetari i komunës së Mogillës Sllavço Velevski, duke shtuar se duhet të vazhdojë marrëdhënia partnere midis komunave.
 Projektin, që e votuan banorët e Mogillës dhe Novacit, parashikon fuzion të të dy ndërmarrjeve komunale të formuara në Mogillë dhe Novaci dhe formim të një ndërmarrjeje të përbashkët, si dhe pajisjen e saj me automjete.
 Buxheti i përgjithshëm i projektit është 7.948.000 denarë, prej të cilëve 5.365.000 denarë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), 1.788.800 pjesëmarrje e komunave Mogilla dhe Novaci, dhe 795.000 denarë pjesëmarrje e mbartësit të projektit.
 “Bashkëpunimi midis komunave duhet të vazhdojë, kurse do të kërkojmë edhe investime të reja me qëllim që të krijohen kushte më të mira për jetesë në të dy komunat”, deklaroi kryetari i Komunës së Novacit, Llazar Kotevski.sedma_sesija_mogila_novaci.jpg
 Programi “Forume në bashkësi” në komunat Mogilla dhe Novaci filloi tërealizohet në tetor, vitin e kaluar, dhe gjatë shtatë sesioneve të forumeve banorët e të dy komunave i përcaktuan prioritetet për përmirësimin e jetës së tyre të përditshme.
 “Shpresoj se do t’i ruani rezultatet e këtij Forumi dhe do ta vazhdoni këtë projekt së bashku me komunën”, deklaroi Sunçica Kostovska Petrovska, udhëheqëse e Programit nga FIShHM – organizata e cila e zbaton Programin në Mogillë dhe Novaci.
 Buxheti i përgjithshëm i Programit në të dy komunat është tetë milionë denarë, prej të cilëve dy milionë denarë janë pjesëmarrje e komunës, kurse katër milionë denarë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

 
Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA