Komunat e përshira
Вклучени во 2008-2010
Berovë
Banorët e Gostivarit votuan për projektin “Keu i Verdarit” | Banorët e Gostivarit votuan për projektin “Keu i Verdarit” |
|
|
| e enjte , 01 prill 2010 | |
“Keu i Vardarit” është projekti që e përzgjodhën qytetarët e Komunës së Gostivarit, në Sesionin e Shtatë të Forumit që u mbajt më 25 mars, në restorantin “Dedebeg”.![]() Të pranishmit me 34 vota “pro” e përzgjodhën projektin prej katër projekteve të përpunuara gjatë Forumeve të kaluara, dhe e përcaktuan si projekt me prioritet për përmirësimin e jetës së përditshme. “Forumi përpunoi projekte dhe rekomandime të përkryera, dhe shpresoj se do të vazhdoni ta zbatoni këtë model të demokracisë”, deklaroi Svetllana Milenkova, udhëheqëse e Programit nga Organizata QZhI që e zbaton këtë Program në Gostivar. Projekti i përzgjedhur parashikon rregullim të hortikulturës dhe modernizim të anës së djathtë të rrjedhës së lumit Vardar në këtë komunë, dhe modernizim dhe rikonstruksion të anës së majtë të Vardarit. Mbartës i këtij projekti është komuna, kurse partner është Ndërmarrja Publike e Komunës. ![]() Periudha kohore për përpunim është gjashtë muaj, me buxhet të përgjithshëm prej rreth gjashtë milionë e 600 mijë denarësh. Buxheti i Programit për Komunën e Gostivarit është gjashtë milionë denarë, prej të cilëve katër milionë janë donacion u Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), kurse dy milionë denarë janë pjesëmarrje e komunës. Pjesën tjetër të mjeteve për këtë projekt duhet ta sigurojnë mbartësi dhe partneri. Programi “Forume në bashkësi” në Gostivar mbahet prej tetorit të vitit të kaluar. Përveç se në Gostivar, në këtë fazë janë përfshirë edhe komunat: Berovo, Dibër, Strumicë, Mogillë, Novaci, Radovish, Konçe, Bogovinë, Krushevë, Gostivar, Aerodrom dhe Makedonski Brod. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|