Në fillim arrow Komunat e përshira arrow Вклучени во 2008-2010 arrow Berovë arrow Banorët e Krushevës e përzgjodhën projektin për Treg të Qytetit
Banorët e Krushevës e përzgjodhën projektin për Treg të Qytetit Printoni E-mail
e enjte , 01 prill 2010
“Mbulimi dhe rregullimi i tregut të qytetit në Krushevë” është projekti që e përzgjodhën banorët e Krushevës si prioritet për zgjidhjen e problemeve të jetës së tyre të përditshme.sedma_sesija_krusevo.jpg

  Rreth 50 banorë të komunës morën pjesë në Sesionin e Shtatë të Forumit që u mbajt më 24 mars në Shtëpinë e Pensionistëve në Krushevë, ku të pranishmit votuan për një prej pesë projekteve të cilat gjatë muajve të kaluar i përpunuan grupet e punës.
  “Qytetarët, nëpërmjet Forumeve, morën pjesë në zhvillimin e qytetit, në detektimin e problemeve në komunë”, deklaroi kryetari i Komunës së Krushevës, Vasillço Damçevski, duke shtuar qëllimi përfundimtar është përzgjedhja e projekteve që janë me prioritet për qytetarët.
Projekti për Tregun e Qytetit është me buxhet të përgjithshëm prej 14 milionë denarësh, prej të cilëve 10 milionë denarë duhet t’i sigurojë Qeveria e Maqedonisë, kurse pjesa tjetër prej katër milionë denarësh është prej fondit të projektit të Programit.
  Zbatimi i Projektit duhet të kalojë në disa faza, midis të vilave edhe ndërtimi, kurse kjo fazë parashikon vendosje të çatisë dhe rregullim të brendshëm të tregut.
  Mjetet e tjera të Fondit janë parashikuar për furnizim me kazanë, në suazat e projektit të dytë të zgjedhur.
  “Besoj se të gjitha projektet janë të rëndësishme për banorët, por megjithatë, mjetet janë të kufizuara”, deklaroi udhëheqësja e Programit, Sunçica Kostovska-Petrovska, nga organizata që e zbaton Programin në Krushevë – FIShHM.sedma_sesija_krusevo-1.jpg
   Ajo shtoi se kjo është mundësia e parë për qytetarët që të vendosin ku t’i ndajnë mjetet, me mundësi të marrin vendim me rezultate.
Mbulimi dhe rregullimi i Tregut të Qytetit parashikon vendosje të dyshemesë, qasje deri te objekti, ulluk të brendshëm dhe vendosje të tezgave të tregut në Krushevë. Me pazarin do të udhëheqë NP “Komuna”, kurse kohëzgjatja e përpunimit është gjashtë muaj.
Në sesion u prezantuan edhe tetë rekomandime të qytetarëve për komunën që kanë të bëjnë me çështjet me prioritet për përmirësimin e jetës së përditshme.
  Programi në Komunën e Krushevës filloi të realizohet në tetor të vitit të kaluar, me buxhet të përgjithshëm prej katër milionë denarësh, prej të cilëve një milionë janë pjesëmarrje e komunës dhe tri milionë denarë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvilli  dhe Bashkëpunim (SDC).
   
   

 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA