Në fillim arrow Komunat e përshira arrow Вклучени во 2008-2010 arrow Berovë arrow Banorët e Radovishit dhe të Konçes përzgjodhën një projekt
Banorët e Radovishit dhe të Konçes përzgjodhën një projekt Printoni E-mail
e premte , 07 maj 2010
“Pajisje teknike për mirëmbajtjen e rrjetës së kanalizimit” është projekti që përzgjodhën banorët e Radovishit dhe të Konçes, në Forumin e shtatë që u mbajt më 25 mars në restorantin “Shampion” në Radovish.radovis_konce_6-web.jpg

 Rreth 112 banorë të të dyja komunave morën pjesë në sesionin e fundit të Forumit, që u mbajt në suazat e Programit “Forume në bashkësi”, i cili po zbatohet në këto dy komuna në disa muajt e kaluar.
 Për dhja e projektit u krye prej katër propozim projekteve që i përpunuan banorët e komunave, si pjesë e Forumit ndërmjet Komunave, në të cilin për herë të parë në Maqedoni promovohet bashkëpunim  i tillë ndërmjet komunave.
 Projekti, me buxhet të përgjithshëm prej 9.851.000 denarë, ka si qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve në komunat e Radovishit dhe Konçes, nëpërmjet furnizimit me dy automjete për mirëmbajtjen e sistemeve të kanalizimit.
 Të dy automjetet, automjet special me veprim shtypës dhe traktor me cisternë me tension të lartë, komunat do të mund t’i shfrytëzojnë në përputhje me nevojat dhe problemet.
 Me ta është paraparë të kryhet pastrimi i tubove të kanalizimit, shpimi, zbrazjes së gropave septike etj., si dhe aktivitete në vende që nuk arrihen dot.   Gjithashtu, është planifikuar blerje e mjeteve për mirëmbajtjen e pajisjeve, kurse një pjesë e të punësuarve të ndërmarrjeve publike do të trajnohen sesi duhet t’i përdorin dhe mirëmbajnë automjetet dhe pajisjet.
 Donacioni i Agjencisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim  (SDC) është gjashtë milionë denarë, pjesëmarrje e komunave “Radovish” dhe “Konçe” është 2.865.900 denarë, kurse mbartësi dhe partnerët marrin pjesë me 985.100 denarë.
 Programi “Forume në bashkësi” përveç se në Radovish dhe Konçe, prej tetorit të vitit të kaluar mbahen edhe në Mogilla dhe Novaci, Berovë, Dibër, Strumicë, Bogovinë, Krushevë, Gostivar, Aerodrom dhe Makedonski Brod.

   

 
Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA