Komunat e përshira
Вклучени во 2008-2010
Berovë
U bë rikonstruksioni i “Marshal Tito” në Berovë | U bë rikonstruksioni i “Marshal Tito” në Berovë |
|
|
| e martë , 24 gusht 2010 | |
|
Pjesa e rikonstruktuar e rrugës “Marshal Tito” në Berovë, është projekt që e përzgjodhën banorët komunës në suazat e Programit “Forume në Bashkësi”, është vënë në përdorim të hënën (23 gusht), në prani të qytetarëve të shumtë. Projekti për rikonstruktimin e rrugës “Marshal Tito” kushtoi 12,5 milionë denarë, prej të cilave gjashtë milionë denarë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), kurse 6,5 milionë denarë janë pjesëmarrje e Komunës Së Berovës. Janë ndërtuar dhe rregulluar sipërfaqe të trotuareve, është përfunduar ndërtimi i kanalizimit me gjatësi prej 450 metrash dhe është asfaltuar rruga me gjatësi prej 450 metrash. Inaugurimi e projektit u mbajt në suazat e Ditës së çlirimit të Berovës, dhe ka vijuar me ceremoni dhe manifestime të tjera në Komunë. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|