Mbi programin - Qëllimet Printoni E-mail
e enjte , 03 prill 2008
Qëllimi kryesor i programit është të mbështetet zhvillimi pjesëmarrës i bashkësive në nivel lokal. Forumi është platformë e zhvillimit, e cila ka për qëllim që (1) qytetarët ta përmirësojnë jetën e tyre me ide dhe pjesëmarrje dhe (2) administrata të zhvillojë qeverisje lokale pjesëmarrëse dhe përgjegjëse, të cilës do t'i besohet.
 
Qëllimet konkrete të këtij programi janë:
  1. Përfshirja e qytetarëve në qeverisjen lokale. Kjo arrihet përmes pjesëmarrjes së palëve të përfshira lokale dhe qytetarëve të rëndomtë në zhvillimin e projekteve dhe dhënien e rekomandimeve, më vonë edhe në realizimin e kornizës së përkrahjes financiare të siguruar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, si dhe komunave që kanë marrur pjesë në këtë projekt.
  2. Krijimi i partneriteteve mes palëve të prekura lokale. Gjatë zhvillimit të rekomandimeve dhe ideve të projektit, qytetarët dhe palët e prekura mes vete krijojnë koalicione joformale, që më vonë mund të institucionalizohen në organizata joqeveritare ose trupe tjera formale të partneritetit lokal.
  3. Përmirësimi i kapacitetit të bashkësisë lokale për zhvillimin e projekteve. Duke marrur pjesë në përpunimin e ideve të projekteve, administrata komunale (AK) zhvillon aftësi dhe fiton dituri. Në fazën e realizimit, AK zhvillon kapacitet praktik në aspekt të projekteve. Është tejet e rëndësishme që kjo më së shpeshti është edhe kapacitet për "partneritet", për shkak se projekti e afron AK me palët tjera të prekura.
  4. Përmirësimi i kapacitetit të administratës lokale në drejtim të decentralizimit. Duke marrur pjesë në projekte dhe duke i përgjigjur rekomandimeve, AK praktikisht i realizon kompetencat e reja të lidhura me procesin e decentralizimit.
  5. Përmirësimi konkret i mjedisit lokal socioekonomik. Rezultatet konkrete të projekteve të financuara nuk i prezantojnë qëllimet e drejtëpërdrejta të qasjes së aplikuar në FORUME. Por, këto rezultate praktike shpesh herë e krijojnë motivimin udhëheqës të qytetarëve që edhe ata të marrin pjesë në FORUM.
 


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA