|
Mbi programin - Aktivitetet |
|
|
|
e enjte , 03 prill 2008 |
Procesi i FORUMIT është i përbërë prej dy fazave kryesore. Në fazën e
parë (faza e sesioneve) pjesëmarrësit në forum - banorë të komunave ku
realizohet programi, janë të përfshirë në 6-8 diskutime të
strukturuara, ku krijohen idetë dhe rekomandimet e projekteve. Faza e
dytë është realizimi praktik i projekteve të zgjedhura.
Faza e sesioneve përbëhet prej 6-8 sesioneve të FORUMIT:
- Sesioni i parë - në kornizat e të cilës formësohet struktura
e forumit - tryezat e punës, caktohet kodi i punës, dakordohen
temat/fushat ku nevojitet intervenimi dhe caktohet agjenda për sesionet
e forumit.
- Prej sesionit të dytë deri në sesionin e pestë,
gjegjësisht të shtatin, mbahen diskutime të FORUMIT të cilat fillojnë
me mendime të ekspertëve dhe/ose shqyrtime. Kalohet në fazën e
artikulimit të çështjeve dhe problemeve konkrete, pastaj arrihet tek
idetë e projektit dhe rekomandimet për ballafaqim me këto probleme.
- Mes
sesioneve mbahen takime ku përpunohen plotësisht idetë e projekteve dhe
rekomandimet. Formësohen në propozim-projekte konkrete, që formalizohen
në takimet punuese mes dy sesioneve. Në takimet marrin pjesë
pjesëmarrësit e FORUMIT (grupeve punuese) që zgjidhen në sesionet e
FORUMEVE dhe zakonisht përbëhen prej përfaqësuesve të tryezave të
interesuara të punës (gjegjësisht palëve të prekura). Për përkrahjen e
grupeve punuese dhe sipas nevojës përfshihen edhe ekspertët e jashtëm
lokalë. Për punën mes sesioneve, grupet punuese i informojnë
pjesëmarrësit e FORUMIT. Në të gjitha sesionet e FORUMEVE dhe ngjarjet
mes dy sesioneve mbahet procesverbal.
- Për informimin e
opinionit publik për aktivitetet e FORUMIT ndërmerren aktivitete për
publicitet. Çdo FORUM publikon buletine me informata për punën e
FORUMIT, organizohen edhe intervista me pjesëmarrësit e FORUMIT,
përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe organizatat që e realizojnë
programin. Gjithashtu, bëhet edhe publikimi i shpalljeve në media dhe
reklamimi i ngjarjeve të forumit.
- Në sesionin përfundimtar
të FORUMIT (të gjashtë, gjegjësisht tetë) zgjidhen projektet që do të
financohen me mjetet e projektit në dispozicion.
- Sesionet
vijuese. Pas realizimit të projekteve të zgjedhura, mbahet një ose dy
sesione vijuese, ku informohen pjesëmarrësit e forumit për rezultatet
dhe rekomandimet e projekteve të realizuara.
Temat e FORUMIT caktohen nga komuna ku realizohet programi, në
bashkëpunim me partnerët e saj. FORUMI ka më së shumti dy (2) tema.
Komunat duhet të sigurojnë dëshmi që zgjedhja e dy temave bazohet në
procesin pjesëmarrës, ku janë përfshirë edhe femrat dhe meshkujt, si
dhe pakicat etnike.
Që të trajtohet një temë si adekuate për FORUMET, duhet t'i plotësojë këto kritere:
- Të jetë e rëndësishme për tërë bashkësinë, për të gjitha grupet etnike, meshkujt dhe femrat në bashkësi.
- Të definohen përmes problemeve konkrete që mund të zgjidhen në nivel lokal.
- Të jenë të lidhura me ndërtimin e kapacitetit për decentralizim.
- Të ngjallin mendime të ndryshme për zgjidhjen.
- Temat zgjidhen nga palët e prekura përmes procesit pjesëmarrës (të mbështetur me dëshmi).
|