Në fillim arrow Për programin arrow Rezultatet përfundimtare
Mbi programin - Rezultatet përfundimtare Printoni E-mail
e enjte , 03 prill 2008
Secili FORUM pritet të përfundojë me ndonjë prej rezultateve të matshme në vijim:
  1. Gjashtë deri tetë sesione të realizuara të forumit, ku mes dy sesioneve të njëpasnjëshme duhet të mbahet të paktën një takim pune;
  2. Në sesionet e forumit të kenë marrur pjesë numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve të bashkësisë lokale (minimum 50 pjesëmarrës);
  3. Të arrihen rezultate të strukturuara mirë dhe diskutime cilësore nga aspekti i kohës së kaluar në marrjen e informatave të ekspertëve, projekteve ideore dhe rekomandimeve;
  4. Të realizohen ngjarje për publicitet dhe aktivitete të matshme për marrëdhënie me opinionin publik në bashkësi;
  5. Të krijohen partneritete joformale dhe të institucionalizuara mes palëve të përfshira lokale;
  6. Të zhvillohen ide të ndryshme të projektit; 
  7. Rekomandimet t'i dorëzohen pushtetit lokal dhe të merren parasysh nga ana e pushtetit lokal;
  8. Të realizohen projekte të qëndrueshme me efekt të dukshëm socio-ekonomik në bashkësi.
 


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA