Komunat e përshira
Faza Pilot | Municipalities in pilot phase |
|
|
| e enjte , 10 prill 2008 | |
Komuna e Kërçovës është qendra e rajonit të Kërçovës, që gjendet
në pjesën perëndimore të Republikës së Maqedonisë. Komuna gjendet në
fushëgropën e Kërçovës, që është tërësi e formësuar qartë nga natyra, e
rrethuar nga të gjitha anët me male të larta. Kërçova shtrihet në
sipërfaqe prej 49 m2. Sipas numrit të banorëve, Kërçova është komuna më
e madhe, ku jetojnë 52,5% e numrit të plotë të banorëve në rajon.
Veçoria kryesore e ekonomisë së rajonit është kombinati xeheror dhe
energjetik "Osllomej", me kapacitet prej 660.000 kWh prodhim vjetor. Ky
është objekti i parë i këtij lloji i ndërtuar në Maqedoni.
Kërçova ka lidhje të mirë infrastrukturore me rajonet tjera në Republikë, edhe pse është e rrethuar me male në rajon. Struktura demografike e popullatës në Komunën e Kërçovës është tejet e shumëllojshme dhe interesante. Komuna e Kërçovës (sipas regjistrimit në vitin 2002) ka 30.138 banorë, prej të cilëve 15.143 janë meshkuj (50,2% e popullatës në komunë), kurse 14.995 femra (49,8% e popullatës në komunë). Kërçova është bashkësi multietnike, ku jetojnë 16.140 maqedonas (53,6% e popullatës në komunë), 9.202 shqiptarë (30,5% e popullatës në komunë), 2.430 turq (8,1% e popullatës në komunë), 1.630 romë (5,4% e popullatës në komunë), ka edhe 76 vllahë (0,3% e popullatës në komunë), 86 serbë (0,3% e popullatës në komunë), 7 boshnjakë. Të tjerë janë 576 banorë ose 2,1%.
Komuna e Prilepit gjendet në qendër të pjesës jugore të
Republikës së Maqedonisë. Shtrihet në fushën e Prilepit, që e përbën
pjesën veriore të fushëgropës më të madhe të Maqedonisë - atë të
Pellagonisë. Qyteti i Prilepit gjendet në lartësi mbidetare prej
620-650 metrave, kurse anët kodrinore arrijnë deri në 680 metra. Në
Komunën e Prilepit jetojnë 76.768 banorë, prej të cilëve 73.351 në
qytet. Pjesa më e madhe e banorëve, gjegjësisht 70.878 janë maqedonas,
ka edhe 4.433 romë, 172 serbë, 917 turq, 22 shqiptarë, 17 vllahë, 86
boshnjakë dhe 243 të tjerë.
Komuna Gjorçe Petrov është formuar më 14 shtator 1996 në bazë të Ligjit
për qytetin e Shkupit, ku caktohen rajonet në përbërje të qytetit
(Gazeta Zyrtare e Maqedonisë nr. 49/96).
Territori i Komunës Gjorçe Petrov shtrihet në pjesën veriperëndimore të Shkupit, nga ana e majtë e lumit Vardar. Në rajonin e Gjorçe Petrovit bëjnë pjesë edhe vendbanimet rurale dhe ato përgjatë rrjedhës së lumit Lepenc. Komuna e Gjorçe Petrovit është komunë kufitare, për shkak se në veri shtrihet kufiri me Federatën e Serbisë dhe Malit të Zi, gjegjësisht pjesën Kosova dhe Metohia. Gjorçe Petrovi është komunë urbane në përbërje të Qytetit të Shkupit, kurse territori i saj kufizohet me Komunën e Karposhit, Çuçer Sandevës, Sarajit dhe Kondovës. Përveç pjesës urbane, Komuna ka edhe pjesë rurale dhe gjysmëurbane, ku ka gjashtë vendbanime: Novo Sello, Vollkova, Nikishtani, Ormani, Kuçkova dhe Graçani. Sipas rezultateve paraprake të regjistrimit të vitit 2002, Komuna Gjorçe Petrov ka 41.710 banorë dhe 11.709 amvisëri. Krahasuar me regjistrimin e vitit 1994, kjo është rritje prej pothuajse 10%, në aspekt të numrit të popullatës në periudhën tetëvjeçare. |