Në fillim arrow Komunat e përshira arrow Вклучени во 2007-2009 arrow Karabinca arrow Banotët e Karabinës i përcaktuan problemet në zhvillimin urban
Banotët e Karabinës i përcaktuan problemet në zhvillimin urban Printoni E-mail
e premte , 25 prill 2008

    Pjesëmarrësit në programin  “Forume në bashkësi” në Komunën e Karabincës, në Sesionin e parë të forumit i cili u mbajt të mërkurë (23.04.2008) i analizuan problemet të cilat në komunë hasen në sferën e “Zhvillimit Urban”. Pikërisht kjo sferë e sesionit zero është përcaktuar si me prioritet në realizimin e projektit, dhe për të u bisedua në punëtoritë (arsim, shëndetësi, ekologji, bujqësi, pushtet lokal, biznes).karbinci_napravena1.jpg

     Në çdo punëtori janë përcaktuar nga tri probleme, në të cilat është e nevojshme të intervenohet – gjatë kësaj kanë dominuar mjediset sportive, rrethimi i shkollave, kopshteve, ndërtimi i rrugëve dhe trotuareve, shëtitoreve, rregullimi i shesheve në qendrat e vendeve të banuara.
     “Në fshatin tonë Dollni Balvan nuk ka ndonjë jetë të organizuar për të rinjtë, prandaj mendoj se me këtë projekt do të ishte mirë të ndërtoheshin mjedise sportive për sporte të vogla, ku të rinjtë do të gjenin vend për argëtim dhe kalim të kohës së lirë”, deklaroi Sreten Peshev, një i ri nga Dollni Ballvan.karbinci_napravena_11.jpg
     Marina Nikollovska, përfaqësuese e sektorit të arsimit, nga fshati Tarinci shprehu kënaqësinë se në projekt edhe qytetarët mund të marrin pjesë në përcaktimin e prioriteteve në jetën e tyre të përditshme, si dhe në përgatitjen e projekteve. 
    “Ajo që ka të bëjë me Tarincin, por mendoj se problemi shfaqet edhe në vende të tjera në komunë, është nevoja për institucion për kujdesen dhe ruajtje e fëmijëve të vegjël, kopsht fëmijësh. Kjo për shkak se gjithnjë dhe më tepër ka familje të reja tek të cilat të dy prindërit janë në punë, kurse më të moshuarit janë të zënë me punët e shtëpisë, kështu që fëmijët nuk ka se kush t’i ruajë. Prandaj sipas meje, duhet të mendohet për hapjen të kopshteve”.
Projektet e propozuara prej modeluesve, me pjesëmarrje aktive të qytetarëve janë grupuar në katër grupe:

1. Rregullim urban i vendeve të banuara
2. Përmirësim dhe ndërtim i objekteve të infrastrukturës
3. Zhvillim i mundësive për sport dhe rekreacion
4. Përmirësim i shërbimeve në institucionet për kujdesi dhe edukim

Janë formuar dhe grupe pune për analizë të problemeve, të cilat do të kenë mbledhje pune në 11 maj, kur sesioni i ardhshëm i forumit është vendosur të mbahet ne 22 qershor në orën 13.

 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA