Në fillim arrow Aktivitete aktuale arrow Дебар arrow Grupet e punës i përcaktuan problemet në arsim në Dibër
Grupet e punës i përcaktuan problemet në arsim në Dibër Printoni E-mail
e mërkurë , 11 qershor 2008

   Sesioni i dytë i forumit në suazat e Programit “Forume në bashkësi” në të cilin morën pjesë 100 pjesëmarrës u mbajt të premten, më 6 qershor, në restorantin “Penestija”.
    Përfaqësuesit e katër grupeve të punës të cilat janë formuar në sesionin e parë, para të pranishmëve i prezantuan problemet e evidentuara në fushën e arsimit në Komunën e Dibrës.debar-vtora_sesija-11.jpg

   Grupi i punës i cili punonte në evidentimin e gjendjes në lidhje me problemet e mjedisit në institucionet arsimore, përkrah të tjerave, informuan se problemet kanë të bëjnë me atë se nuk mund të përfshihen të gjithë nxënësit që përfundojnë tetëvjeçaren në arsimin e mesëm në gjimnazin dibran, gjendjen e keqe të objektit të gjimnazit, fasadat e parregulluara të shkollave tetëvjeçare, mungesën e poligoneve sportive në mjediset rurale, mungesën e sallës sportive në Dibër, gjendjen e keqe e sallave sportive të shkollave, problemet me ngrohjen e shkollave, mungesën e hapësirave në shkollat tetëvjeçare, inventarin e vjetërsuar në shkolla dhe kopshte, sigurinë e dobët në shkolla e të tjera.debar-vtora_sesija-22.jpg
   Grupi i punës i cili i evidentoi problemet në lidhje me mjetet arsimore dhe bibliotekat informoi se probleme të theksuara ka në mungesën e mjeteve në kopshte, inventarin e vjetërsuar në kopshtin  “Breshija”, mungesën e kabinetit klasik të informatikës në arsimin klasor, mungesën e mjeteve didaktike, mungesën e mjeteve laboratorike për hulumtime shkencore etj.
   Në informacionin e vet që është përcjellë para pjesëmarrësve në sesionin e dytë. grupi i punës për hulumtim të kushteve për hapjen e qendrave për gjuhë të huaja, danc modern dhe kulturë, theksoi problemet në raport me mungesën e qendrës kulturore për të rinjtë, qendrës për mësim të gjuhëve të huaja, kërkesë për hapjen e universitetit veror në Dibër, si dhe revistë për shkrime shkencore në gjuhën shqipe. 
   Grupi i katërt informoi në lidhje me kushtet për kryerjen e mësimit në natyrë. Gjatë kësaj është theksuar edhe mungesa e parkut argëtues për fëmijë, mungesa e parkut argëtues në fshatin Kosovrasti i Poshtëm, mungesa e kuadrit për punë me personat me nevoja të veçanta e të tjera.
   Në sesion është regjistruar interes i veçantë i pjesëmarrësve në lidhje me dhënien e përparësisë për zgjidhjen e problemeve të caktuara.
   Është rënë dakord sesioni i ardhshëm do të mbahet më 4 korrik.

 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA